Manaj transferohet në Serie A, huazim me të drejtë blerje

Barcelona ka arritur një marrëveshje me skuadrën e Serie A, Spezia, për të huazuar sulmuesin shqiptar, Rey Manaj.

Katalanasit po përpiqeshin të gjenin një klub për sulmuesin e kombëtares gjatë pjesës më të madhe të merkatos së verës dhe, megjithëse shumë klube ishin të interesuar për të, vetë lojtari ka zgjedhur një kthim në Itali, pasi kishte kaluar kohë më parë në Inter, Cremonese, Pescara dhe Pizza .

Rayo Vallecano dhe Real Mallorca kishin treguar interes për të nënshkruar me Manaj, ashtu siç kishin bërë klube në Portugali dhe gjetkë.

Manaj ishte golashënuesi më i mirë i Barcelonës B sezonin e kaluar me 14 gola dhe kontrata e tij me Kataloninë zgjat deri në vitin 2023.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.