Mamaja e CR7 zbulon të ardhmen e Ronaldos dhe moshën deri kur do luajë futboll

Cristiano Ronaldo do të luajë deri në moshën 40-vjeçare, thotë nëna e tij.

Dolores Aveiro mori pjesë në një event në Lisbonë, ku foli për rikthimin e mundshëm të djalit të saj te Sporting.

“Nëse Ronaldo nuk transferohet në Sporting, atëherë djali i tij Cristiano Jr do të luajë atje. Premtim.

Këtë vit tranzicioni nuk ndodhi, gjithçka do të jetë më vonë. Dashtë Zoti, herët a vonë do të ndodhë”, tha nëna e sulmuesit të Manchester United.

Aveiro tha gjithashtu se 37-vjeçari do të luajë deri në moshën 40-vjeçare.

“Duhet. Ai ka një dëshirë, do të performojë deri në 40”, tha nëna e Ronaldos.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.