Makineri golash, Lewandowski me statistika të frikshme kundër Dortmundit

Robert Lewandowski, para se të transferohej te Bayern Munich, më parë kishte shkëlqyer me fanellën e Borussia Dortmund.

Sulmuesi polak është një makineri golash dhe një ditë më parë realizoi dy herë në finalen e Superkupës së Gjermanisë, që bavarezët e fituan me rezultatin 3-1 kundër Dortmund.

Lewandowski në këtë mënyrë e çoi numrin e golave të shënuar ndaj Borussia Dortmund në 23, në 24 ndeshje të luajtura kundër tyre.

Qartazi kuptohet që Lewandowski është një makth për Borussia Dortmund. Sigurisht jo vetëm për ta, pasi në Gjermani zor të ketë mbetur një skuadër që polaku nuk e ka ndëshkuar.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.