Luiza Gega: Një finale e parë për Shqipërinë, çdo lodhje ia vlen për këtë arritje

Luiza Gega u bë sportistja e vetme kuqezi nga ekipi olimpik që arriti një finale në Lojërat Olimpike.

Atletja arriti ta çonte për herë të parë Shqipërinë në një nivel të tillë, duke u shpërblyer për gjithë këto vite karrierë dhe mund, për të mos harruar që ajo pati vështirësi të mëdha për t’u stërvitur gjatë vitit të pandemisë.

33-vjeçarja Gega, në një postim në profilin e saj në “Facebook”, jep një mesazh të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët, të cilët duhet të besojnë e të mbështesin atleten kuqezi në finalen e 3000 metrave me pengesa, më 4 gusht.

“Thjesht një vajzë ❤️???? në finale të LOJERAVE OLIMPIKE #tokyo2020”.

Dhe ku për herë të parë sporti i Atletikës shkon në një finale Olimpike.

Uroj shumë ta kem këmbën e mbarë! Sa shumë do të thotë kjo për mua, doja të kisha një kujtim të bukur nga këto lojëra dhe ja dola? Jam lodhur shumë për të qenë këtu, por kur ti e realizon atë që do çdo lodhje ia vlen, dhe emocionet që merr nuk mund t’i blesh me asgjë.

Faleminderit pa masë të gjithë urimet që më keni dërguar? Dhe faleminderit nga zemra tëe gjithë ato që mbështetën rrugëtimin tim dhe besuan te unë në #tokyo2020″, shkruan ajo.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.