Low: Nuk kemi frikë nga Anglia, do të tregojmë vlerat tona

Traineri i Gjermanisë, Joachim Low nuk ndihet i shqetësuar për përballjen me Anglinë në fazën e 16 më të mirave në Kampionatin Evropian.

Gjermania fitoi vetëm një prej tri ndeshjeve të Grupit F dhe ishte vetëm gjashtë minuta larg eliminimit, para se Leon Goretzka ta barazonte rezultatin në 2-2 kundër Hungarisë.

“Nuk shqetësohem për Gjermaninë, sepse është ndeshje plotësisht tjetër. Hungaria e parkoi autobusin, duke u mbrojtur me të gjithë futbollistët, duke u futur në çdo duel. Kundër Anglisë do të jetë krejtësisht ndryshe”, tha Low.

“Ata luajnë në shtëpi, dëshirojnë të sulmojnë, pra do të jetë ndeshje e hapur, më e hapur sesa sot. Ne duhet t’i përmirësojmë gjërat, jemi të vetëdijshëm për këtë. Duhet të jemi të kujdesshëm”, përfundoi trajneri i Gjermanisë.

“Euro 2020” do të jetë kompeticioni i fundit i Joachim Low si trajner i Gjermanisë, pas 15 viteve në krye të ekipit kombëtar.

Gjermania, nën udhëheqjen e tij, fitoi vetëm një ndeshje, atë me Portugalinë me një rezultat të thellë 4-2, ndërkohë që humbën ndeshjen e parë me Francën me rezultatin e ngushtë 1-0, sikurse barazuan dje me Hungarinë, një ndeshje vërtetë dramatike pasi “pancerat” gjermanë, vetëm 6 minuta para se të përfundonte koha e rregullt ishin të skualifikuar, dhe u desh minuta e 84 që Gjermania të barazonte dhe të siguronte kualifikimin më tej.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.