Lojërat Olimpike rrezikojnë të anulohen përpara fillimit

Në konferencën për shtyp, Toshiro Muto, kreu i komitetit organizues të Lojërave Olimpike të Tokios, nuk përjashtoi anulimin e lojërave në minutën e fundit. “Ne nuk mund të parashikojmë se çfarë do të ndodhë.”

Rritja e infeksionit shqetëson autoritetet japoneze, si dhe atletët e përfshirë, pasi në 24 orët e fundit, janë regjistruar dhjetë raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 68.

I pyetur nëse mund te ketë një masë ekstreme deri në anullimin e Lojërave Oplimpike, Muto u përgjigj: “Ne do të vazhdojmë të diskutojmë nëse ka një rritje. Gjithmonë kemi qenë në marrëveshje që, bazuar në situatën, të kemi krahasime të reja. Në këtë pikë, rastet mund të rriten ose të ulen, dhe ne do të vlerësojmë se çfarë të bëjmë nëse ato rriten”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.