Lewandowski fitoi ‘Këpucën e Artë’: Të jemi një model për të tjerët

Sulmuesi polak Robert Lewandowski ka marrë zyrtarisht ‘Këpucën e Artë’ për golashënuesin më të mirë të sezonit të kaluar.

Sulmuesi i Bayern dominoi edhe një herë Bundesligën, duke shënuar 41 gola sezonin e kaluar si dhe duke thyer rekordin e të madhit Gerd Muller në Gjermani me 40 gola në Bundesliga në sezonin 1971/72.

“Jam shumë i lumtur, është një nder i madh. Unë do të doja të falënderoja familjen time, shokët e skuadrës, stafin e trajnerëve dhe të gjithë te Bayerni. Nuk mund t’i kisha fituar këto trofe pa mbështetjen e tyre. Në sport, ashtu si gjatë gjithë jetës, është thelbësore të vlerësojmë dhe mbështesim njëri -tjetrin, të përpiqemi të jemi një model për të tjerët.

Kjo është arsyeja pse unë ia kushtoj këtë çmim të gjithë njerëzve që janë pranë meje çdo ditë. Unë jam shumë i lumtur me atë që ne kemi arritur së bashku si një ekip. Një mijë falenderime,” tha Lewandowski, i cili mori çmimin në ‘Allianz Arena’.

Lewandowski po shkëlqen edhe këtë sezon, duke shënuar 11 gola në vetëm shtatë paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Fituesi gjashtë herë i ‘Këpucës së Artë’ Lionel Messi zuri vendin e dytë me 30 gola, ndërsa Cristiano Ronaldo ishte i treti me 29 gola.

Sezonin e kaluar ‘Këpucën e Artë’ e fitoi sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.