Leonardo tregon të vërtetën e sfidës me Realin Mbappe

Edhe pse kanë kaluar dy javë nga mbyllja e merkatos verore, sprinti final i Realit të Madridit dhe dëshira e tyre për ta pasur me ngulm që në këtë sezon mbetet ende një temë diskutimi.

Së fundmi drejtori i PSG-së Leonardo i pyetur rreth rezistencës së skuadrës franceze ndaj ofertave të madrilenëve, tregon të vërtetën.

“Oferta e Real Madridit për Mbappe nuk ishte ajo e duhura, dhe nuk kishte oferta të tjera. Kontratë e re?  Ne nuk e imagjinojmë të ardhmen tonë pa të, nuk e shoh të largohet në fund të sezonit ”, tha ai për Canal +

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.