Leo Messi ngre padi ndaj Bartomeut dhe Presidentit aktual

Leo Messi ka vendosur të ndërmarrë masa ligjore pas rrjedhjes së kontratës së tij për gazetën “El Mundo Deportivo”.

Siç është njoftuar më parë, ylli argjentinas ka nisur procedurat dhe do të paraqesë kallëzim penal kundër pesë personave, të cilët ai i konsideron të dyshuar për zbulimin e të gjithë dokumentit sekret, që në fakt përbën një krim.

Sipas “Esports Rac1”, bëhet fjalë për Josep Maria Bartomeu (ish-Presidenti i Barcelonës), Carles Tusquets (Presidenti aktual i Komitetit të Menaxhimit), Jordi Mestre (ish-nënkryetari sportiv), Oscar Grau (CEO i klubit) dhe Roma Punti (kreu i shërbimeve juridike të Barçës).

Këta janë pesë personat që kanë pasur qasje në kontratën e Messit, nga e cila ai përfitonte 555 milionë euro në 4 vite dhe njerëzit, që mund t’ia kenë dhënë atë gazetës “Mundo Deportivo”, kundër së cilës Messi do të ngrejë gjithashtu një padi.

Kujtojmë se nga vetë klubi, Komiteti i Menaxhimit ka kërkuar një hetim të brendshëm për t’u përpjekur të sqarojë detajet e incidentit. Klubi spanjoll ka mohuar të jetë prapa publikimit të detajeve të kontratës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.