Lëndohet Lukaku jashtë ekipit të Belgjikës për kualifikueset e Botërorit

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez tha të premten, se sulmuesi Romelu Lukaku do të humbasë ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës të javës së ardhshme për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës, me “Djajtë e Kuq” vetëm dy pikë larg kualifikimit për Katarin.

Çështja e fitnesit të sulmuesit të Chelseat, Lukaku, i bashkohet mungesës së Michy Batshuayi të Besiktas-it. Për të plotësuar mungesat Martinez thirri sulmuesin 23-vjeçar të Union Sant-Gillioise, Dante Vanzeir, i cili nuk ka luajtur më parë.

Lukaku u dëmtua muajin e kalur për në Champions League ndaj Malmos dhe ka munguar në tre ndeshje.

Belgjika pret Estoninë më 13 nëntor përpara se të shkojë në Uells tre ditë më vonë në ndeshjet e tyre të fundit të ndeshjeve kualifikuesve.

Skuadra e Martinez kryeson Grupin E, pesë pikë më shumë se Republika Çeke në vendin e dytë dhe mund të pretendojë një vend në Kupën e Botës të vitit të ardhshëm me dy barazime.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.