Legjenda e Barcelonës: Jepini ‘Topin e Artë’ Lewandowskit ose unë…

Futbollisti legjendar i Barcelonës dhe Interit, Luis Luisito Suarez, fituesi i ‘Topit të Artë’ në vitin 1960, nuk ka asnjë dilemë se kush duhet të marrë çmimin për lojtarin më të mirë të vitit.

Suarez ka bërë një lloj apeli, që ‘Topi i Artë’ t’i jepet qendërsulmuesit të Bayernit, Robert Lewandowski ose në të kundërt, ai do t’i jepte të tijin polakut.

“Dreqin, jepini Topin e Artë Lewandowskit. Përndryshe, do të duhet t’i jap atij timin”, tha ish-mesfushori për Carrusel Deportivo.

Luis Suarez është i vetmi spanjoll që ka fituar ‘Topin e Artë’, teksa ka arritur të shkëlqejë kur mbante veshur fanellat e Barcelonës dhe Interit.

Ceremonia e ndarjes së çmimit për ‘Topin e Artë’ do të mbahet më 29 nëntor në Paris dhe përveç Lewandowskit, për trofeun shpresojnë edhe Lionel Messi, Karim Benzema, Jorginho, Mohamed Salah.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.