Largohet nga Zvicra pas 7 vitesh, Vladimir Petkovic i rikthehet stolit të një klubi

Vladimir Petkovic braktis Zvicrën dhe nis aventurën e re ne Ligue 1.

Trajneri nga Sarajeva i ka dhënë fund aventurës 7-vjeçare me kombëtaren helvete.

Etapa e radhës në karrierën e 57-vjeçarit është Bordeaux. Klubi francez arriti akordin me drejtuesit e futbollit zviceran dhe ka prezantuar Petkovic si teknikun e ri.

Me Zvicrën, Petkovic ka 48 ndeshje të fituara nga 72 të luajtura, teksa në Euro 2020 ishte një hap larg mbërritjes në gjysmëfinale, por u eliminua nga Spanja me penallti.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.