Lajme të mira për Pele, lë spitalin pas dy javësh
Futbollisti legjendar brazilian Pele është dalë nga spitali ku kaloi më shumë se dy javë.
Pele u shtrua në Spitalin Albert Einstein në Sao Paulo më 8 dhjetor dhe më pas u bë e ditur se do të kalonte disa ditë në trajtim mjekësor pasi ka pasur më parë komplikacione për shkak të një tumori i cili iu hoq katër muaj më parë.
“Pele është stabil dhe ne do të vazhdojmë me trajtimin e tumorit të zorrës së trashë që u zbulua në shtator. Ai tani është kthyer në shtëpi,” tha spitali.
Kështu, Pele festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri do t’i kalojë me familjen në shtëpi.
Pele është në një karrige me rrota që nga viti 2012, sepse operacioni i tij i implantimit të kofshës, shkoi keq.
Sorry, the comment form is closed at this time.