Lajm fantastik/ Eriksen del nga spitali, viziton shokët e ekipit

Një lajm i shkëlqyer për Christian Eriksen. Mesfushori danez pësoi arrest kardiak fundjavën e kaluar gjatë ndeshjes kundër Finlandës dhe pas ndërhyrjes së mjekëve në fushë ai u dërgua në një spital të Kopenhagenit

Mesfushori danez, i cili ishte pajisur me një defibrilator, është lejuar të largohet nga spitali, tha Federata Daneze e Futbollit në një deklaratë.

Pasi vizitoi shokët në qendrën e trajnimit, Erisken u kthye në shtëpi. Numri 10 shfrytëzoi rastin për të falënderuar të gjithë ata që i dërguan mesazhe mbështetjeje.

“Faleminderit për urimet e tuaja të pafundme. Operacioni shkoi shumë mirë. Ishte me të vërtetë bukur të takoja shokët e skuadrës pas një paraqitjeje dinjitoze mbrëmjen e djeshme. Do të bëj ntifo për ta të hënën në sfidën ndaj Rusisë.”, tha Eriksen.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.