Laçi-Vllaznia, ja formacionet zyrtare të ndeshjes

Laçi pret në shtëpi ditën e sotme kryesuesit e Vllaznisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të në Kategorinë Superiore.

Pritet një ndeshje e luftuar nga të dy ekipet, të cilët do të kërkojnë të marrin maksimumin. Vllaznia nuk merr tri pikë në Laç që prej 23 marsit të vitit 2014, kur fitonte 0-2 me gola të Arsid Krujës dhe Ndriçim Shtubinës.

Si për koincidencë, për herë të fundit që shkodranët kanë triumfuar në transfertën kurbinase, trajner ka qenë Dervish Haxhiosmanoviç. Me malazezin, Vllaznia ka fituar tre trofetë e fundit: titull kampion dhe Superkupë në vitin 2001 dhe Kupën e Shqipërisë në 2008-n.

Vllaznia do të kërkojë të vazhdojë serinë e rezultateve pozitive, ndërsa Laçi do të kërkojë të rikthehet te fitorja.

Përsa u përket formacioneve, Vllaznia nuk ndryshon nga ndeshja e fundit, ndërsa te Laçi nuk nis Nuabueze, por starton Harmon.

Formacionet zyrtare

Laçi: Sherri, Selmani, Ignjatovic, Obanor, Marku, Shehu, Deliu, Lushkja, Musta, Xhixha, Harmon
Trajner: Shpëtim Duro

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, Jonuzi, Imeri, Hoxhaj, Dilaver
Trajner: Thomas Brdaric

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.