Kush ka për të ndezur? Lazio zyrtarizon trajnerin e ri me një postim unik

Maurizio Sarri është zyrtarisht trajneri i ri i Lazio. Pas një tratative të gjatë me në fund tekniku toskan ka pranuar ofertën e presidentit Lotito për të firmosur një kontratë deri në qershor 2023.

Klubi kryeqytetas ka gjetur një mënyrë unike për të bërë publike këtë akord, një postim në faqen zyrtare ku shfaqej vetëm një cigare, e shoqëruar më pas me komentin: Kush ka për të ndezur?.

Sarri merr në këtë mënyrë vendim e Simone Inzaghi dhe rikthehet në stol pas një viti pushim.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.