Kupa e Shqipërisë/ Sot luhen 4 sfida. Dinamo rrezikon skualifikimin

Sot do të luhen katër ndeshjet e fundit të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, pasi dje u mbyllën 12 takimet e para.

Dinamo do të përballet me Erzenin në stadiumin e Rrogozhinës ‘Egnatia Arena’, në atë që pritet të jetë një ndeshje jo shumë e lehtë për ‘Blutë’ e kryeqytetit.

Megjithatë ‘nëndetëses blu’ i duhet patjetër fitorja për të kaluar në fazën tjetër, duke marrë parasysh se në takimin e fundit humbën me rezultatin 2-1.

Tri sfidat e tjera që do të zhvillohen sot janë: Bylis-Oriku, Burreli-Besëlidhja dhe Tomori-Lushnja.

Takimet do të luhen të gjitha në të njëjtën kohë dhe fillojnë në orën 13:30.

Ndeshjet e planifikuara për sot:

Dinamo-Erzeni

Bylis-Oriku

Burreli-Besëlidhja

Tomori-Lushnja

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.