Kupa e Shqipërisë, mësohen skuadrat që kalojnë në fazën tjetër

Janë luajtur mesditën e sotme 4 sfidat e Kupës së Shqipërisë, duke kompletuar kështu skuadrat që kalojnë në fazën tjetër.

Pjesa më e madhe e ekipeve të superiores zhvilluan ndeshjet e tyre ditën e djeshme, duke u kualifikuar për në turin tjetër, ndërsa sot ishte radha e Dinamos. “Blutë” e kryeqytetit kanë arritur të të kualifikohen sepse fituan me rezultatin 2-0 ndaj Erzenit, duke përmbysur kështu edhe rezultatin e ndeshjes së parë mes dy skuadrave ku Dinamo pësoi disfatë.

Bylis-Oriku, Tomori-Lushnja përballje që luheshin për formalitet sepse nga njëra anë  “Ballshiotët” kanë fituar ndeshjen e parë dhe nuk pritej të kishte supriza në këtë ndeshje, dhe nga ana tjetër Tomori ka triumfuar në takimin e parë 3-0. Gjithsesi Bylisi arriti të fitojë këtë sfidë me rezultatin 4-0, ndërsa Tomori-Lushnja është mbyllur në barazim pa gola por “Beratasit” arritën të kualifikohet me tej, por në bazë të rezultatit në sfidën e parë.

Sfida Burreli-Beslidhja nxori fituese skuadrën e Beslidhjes e cila arriti të fitojë këtë ndeshje me rezultatin 2-4.

Grupi A

Dinamo-Erzeni 2-0

Bylis-Oriku 4-0

Burreli-Beslidhja 2-4

Grupi B

Tomori-Lushnja 0-0

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.