Kupa e Shqipërisë, ja formacionet Vllaznia-Skënderbeu

Vllaznia dhe Skënderbeu janë gati për finalen e Kupës së Shqipërisë. Të dy ekipet duan trofeun, në “Air Albania”, ku do të jenë të pranishëm 1 mijë tifozë, ndërsa trajnerët kanë zgjedhur formacionet titullare.

Thomas Brdaric ka zgjedhur skemën 4-2-3-1. Haris Dilaver do të luajë në krye të sulmit, teksa do të mbështetet nga treshja Marku-Da Silva-Kruja. Mbrojtja e zakonshmja, ndërsa Krymi dhe Jonuzi do të formojnë lidhjen mes reparteve në mesin e fushës.

Nga ana tjetër, ekipi korçar do të zbresë në fushë me skemën 5-3-2. Trajneri Memelli ka zgjedhur të jetë i kujdesshëm në prapavijë, për të tentuar më shumë kundërsulmin për të goditur Vllazninë. Në repartin e sulmit, afrikani Mensah do të ketë shok reparti Uerdi Marën.

VLLAZNIA (4-2-3-1): Bojan Zogovic; Erdenis Gurishta, Mevlan Adili, Eni Imami, Aleksandar Isaevski; Ardit Krymi, Fjoart Jonuzi; Herald Marku, Victor da Silva, Arsid Kruja; Haris Dilaver. Trajner: Thomas Brdaric

SKËNDERBEU (5-3-2): Bekim Rexhepi; Vangjel Zguro, Leard Sadriu, Leonat Vitija, Randy Dëumfour, Jorgo Meksi; Jean Victor, Shqiprim Taipi, Kosta Vangjeli; Uerdi Mara, Alfred Mensah. Trajner: Migen Memelli.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.