Kumbulla në stol, Roma fiton minimalisht ndaj Torinos
Roma duket se ka rigjetur formën e mëparshme pozitive në Serinë A. Verdhekuqtë ku kësaj radhe me Marash Kumbullën në stol arritën një fitore tjetër, të dytën radhazi që i mban ata në lojë për një vend mes 4 më të mirëve.
Skuadra e Mourinhos luajti ndaj Torinos në “Olimpico” ku mori një sukses me shumë vuajtje 1-0 falë golit të bomberit Abraham.
Pjesa e parë ishte më e mirë për vendasit që arritën të gjenin dhe golin me sulmuesin anglez në 32’ e pak minuta më vonë VAR i mohoi edhe një penallti.
Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë për Torinon që bëri më mirë se verdhekuqtë dhe iu afrua shumë golit që në fakt nuk erdhi për meritë të Romës që u mbrojt më mirë.
Me këtë sukses, Roma kalon në vend të pestë në renditje me 25 pikë dhe është 3 pikë larg Atalantës.
Kumbulla arriti të shijojë momentet në fushë vetëm një minutë para përfundimit të lojës, pasi akoma ai nuk ka rritur të fitojë besimin e Mourinhos.
Sorry, the comment form is closed at this time.