Kroaci-Çeki/ Nuk ka fitues, çekët më të kënaqur nga rezultati

Nuk ka fitues mes Kroacisë e Çekisë. Takimi zhvilluar në ‘Hampden Park’ të Skocisë përfundoi me shifrat 1-1, një rezultat që ndoshta i shkon për shtat çekëve. Gjithçka nisi mirë për skuadrën e Silhavy-t kur në minutën e 36 bërryli i Dejan Lovren përfundon në fytyrën e Schick, i cili përfundon me një hundë të gjakosur nga kjo përplasje.

Arbitri ka vendosur që të arkordojë një 11 metërsh dhe prej aty është pikërisht Schick ai që shkon përballë portierit kundërshtar. Me hundën që vazhdon të rrjedhë gjak, sulmuesi çek nuk ndalet por tund rrjetën e Kroacisë. Në pjesën e dytë kroatët barazuan në minutën e 47′ me Perisic.

Realizimi i shpejtë i sulmuesit të Interit dha idenë se Kroacia mund të bënte përmbysjen e madhe, por që nuk rezultoi kështu. Me këtë rezultat, Çekia shkon në kuotën e 4 pikëve dhe do të luajë ndeshjen e fundit ndaj Anglisë, ndërsa Kroacia që ka vetëm një pikë do të përballet me Skocinë, që mban vendin e fundit me asnjë pikë.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.