Krasniqi rrëmben Medaljen e Artë në Katar

Përfaqësuesja e Kosovës, Distria Krasniqi, ka fituar Medaljen e Artë në Mastersin e xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit.

Numri një në botë, Krasniqi mposhti në finale me ippon japoneze, Funa Tonaki, kampione e botës në vitin 2017, për kategorinë deri në 48 kilogramë.

Më vonë do të garojnë edhe Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova për Medaljen e Bronztë në kategoritë e tyre.

Kampionia Olimpike, Kelmendi, u mund në gjysmëfinale nga Amandine Bouchard (Francë), pas penalizimeve, ndërsa Gjakova u mund nga Tasukasa Yoshida (Japoni).

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.