Kosova mposhtet nga Guinea, golin për dardanët e shënon Manaj

Kosova ka pësuar humbje ndaj Guinesë me rezultat 2-1 në miqësoren e zhvilluar në Antalia të Turqisë.

Në këtë ndeshje janë provuar disa nga lojtarët e rinj që janë potencial për të luajtur në të ardhmen në Kombëtaren A.

Ndeshja filloi me një kujdes nga të dyja skuadrat, duke mos rrezikuar për ndonjë gabim.

Në minutat e parë, filloi të vërehej një lojë më e ashpër nga lojtarët e Guinesë, të cilët vazhdonin të bënin ndërhyrje të njëpasnjëshme.

Rasti më i rrezikshëm në ndeshje për Kosovën erdhi kur Arbër Hoxha që gjuajti në portë, por portieri intervenoi.

Një rast më i mirë ishte për Guinenë, me lojtarin e tyre që dështoi të shënonte brenda zonës, me topin që kaloi mbi portë.

Ibrahima Conte rrezikoi portën e Kosovës, por Visar Bekaj bëri pritje fantastike në minutën e 45+1-të.

Në pjesën e dytë, Bernard Challandes bëri disa zëvendësime, duke freskuar skuadrën, por që rezultati nuk i doli mirë në fund.

Kjo pasi Guineja shënoi në minutën e 60-të me Moustapha Kouyate, i cili gjuajti me kokë, duke mos i dhënë asnjë mundësi Bekajt (1-0).

Vetëm gjashtë minuta më pas erdhi edhe foli i dytë. Lavdrim Hajrulahu bëri faull pas një prekje të topit me dorë brenda zonës dhe gjyqtari akordoi penallti.

Nga pika e bardhëishte Jose Kante ai që ngriti rezultatin në 2-0.

Pjesa e dytë i takoi Guinesë, ku për tu shënuar ishte rasti i Mamadou Kane, i cili i vetëm me Bekajn nuk shënoi, pasi portieri arriti ta bllokojë gjuajtjen.

Në kohën shtesë, Kosova ngushtoi epërsinë me Arb Manajn, i cili mori pasim të bukur nga Loshaj për të shënuar 2-1.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.