Kosova e fortë, por jo për Spanjën, mposhten me dy gola në “Fadil Vokrri”

Kosova ka pësuar humbje nga Spanja me rezultat 2-0 në “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’.

Kosova e nisi shumë mirë takimin, duke i krijuar tri raste shumë të mira për gol.

Vedat Muriqi e nis në sulm, por ngatërrohet me topin, duke bërë që të konsolidohej mbrojtja spanjolle.

Pastaj ishte Milot Rashica në minutën e 10-të, ai që kishte rast të artë, por shtyu topin më shumë se që duhet duke ia falur Unai Simonit, me të cilin ishte ballë për ballë.

Në minutën e 14-të, Elbasan Reshani, që gjuan fuqishëm nga 30 metra, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

Në minutën e 30-të, Spanja rast me Alvaro Moratan, por që portieri i Kosovës, Aro Muriq ishte në vend.

Pas dy minutash vjen edhe goli. Pablo Fornals gjen golin (1-0), pas një asistimi nga Alvaro Morata.

Spanja pas golit u lirua, duke krijuar dy raste të tjera me Moratan dhe ferran Torres, por që për fat tonin nuk ishin të saktë.

Me të filluar pjesa e dytë, Milot Rashica dhe Vedat Muriqi kishin sërish raste ideale.

Fillimisht Rashica, nuk arrin të gjuaj, duke ia marr topin portieri Simon.

Pastaj Muriqi kishte rastin më të mirë në ndeshje në minutën e 53-të, kur i vetëm me portier gjuan jashtë portës.

Spanja në pjesën e dytë nuk ishte e rrezikshme.

Kosova rast shumë të mirë për të barazuar kishte në minutën e 80-të, kur Zymer Bytyqi, gjuan përtokë, por Simon shpëton portën.

Në minutën e 89-të, Spanja gjeti golin e dytë me Torres, i cili shënon pas një kundërsulmi.

U desh të rishikohej VAR, që ky gol të pranohej.

Deri në fund nuk kishte më raste dhe ndeshja u mbyll me rezultat 2-0.

Kosova zbret në pozitën e katërt me 4 pikë, ndërsa Spanja është lider me 13 pikë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.