Klopp kritikon Botërorin “Katar 2022”: Koha dhe arsyet janë krejtësisht të gabuara

Premier League do të hapë siparin e sezonit të ri ditën e sotme me ndeshjen mes Crystal Palace dhe Arsenal, shumë më herët se sa vitet e tjera, pasi Botërori “Katar 2022” do të luhet dimër.

Në kuadër të ndeshjes së parë që Liverpool do të luajë për sezonin e ri ndaj Fulham, ka dalë në konferencë për shtyp edhe timonieri i “The Reds”, Jurgen Klopp.

Gjatë deklaratës së tij, Klopp ka prekur edhe çështjen e Botërorit “Katar 2022” që do nisë në muajin nëntor dhe rrjedhimisht do të ndërpresë edhe kampionatet.

“Ky Botëror vjen në kohën e gabuar dhe për arsyet e gabuara”, ka theksuar shkurtimisht trajneri gjerman.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.