Kim, Veliaj dhe dy ambasadorë europianë ndjekin ndeshjen Suedi-Spanjë

 Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka zgjedhur të kalojë këtë mbrëmje me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe dy ambasadorët europianë, ajo suedeze Elsa Hastad dhe ambasadori spanjoll.

Me anë të një postimi në ”Instagram”, Kim ka publikuar foto ku shihet në “Tirana Fan Zone”, duke ndjekur ndeshjen Suedi –Spanjë, e vlefshme për Kampionatin Europian.

“Tani nga Sheshi “Skënderbej”. Jam e dyzuar. E dua Suedinë, por gjithashtu e dua edhe Spanjën. Do dëshiroja të luante Shqipëria sepse atëherë nuk do të kishte vend për dyshime,”- shkruan Kim krah fotove.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.