Kategoria e Parë, tetë sfidat e së dielës
Tetë duele prej orës 13:30 në Kategorinë e Parë. Bylisi, që humbi në mesjavë kundër Shkumbinit, kërkon të reagojë dhe ka mundësinë më të mirë kundër Maliqit në Ballsh.
Skuadra e Bylist pret edhe ndonjë “favor” nga Butrinti, që ta rrisë diferencën prej 5 pikësh që ka me ekipin e Erzenit I renditur në vendin e dytë.
Korabi i vendit të tretë “duhet” të kryejë detyrën kundër Vorës, kurse mes Besës dhe Tomorit ka një ndeshje direkte.
Burreli-Lushnja është një takim interesant i ditës së diel, ndërkohë që në plan janë edhe ndeshje të tjera si Turbina-Shkumbini, Besëlidhja-Tërbuni dhe Pogradeci-Apolonia.
Sorry, the comment form is closed at this time.