‘Katar 2022/ Gjermania, skuadra e parë që kualifikohet për Botëror

Gjermania është bërë skuadra e parë që kualifikohet në Botërorin 2022, pas Katarit që e fiton të drejtën si vendi organizator.

Skuadra e drejtuar nga Hansi Flik, edhe pse e nisi me një humbje tronditëse këtë edicion, e siguroi kalimin pa u luajtur dy ndeshjet e fundit të grupit.

Kualifikimi erdhi falë suksesit 4-0 ndaj Maqedonisë së Veriut, skuadrës që ia kishte shkaktuar edhe humbjen e vetme, me Havertz, Verner e të riun Musiala që tundën rrjetën.

Kështu, falë edhe fitores së Rumanisë ndaj Armenisë, Gjermania e kishte të sigurt që asnjë ekip tjetër nuk do ta arrinte me pikë në ndeshjet e nëntorit, pavarësisht kombinimit të rezultateve, duke u bërë ekipi i parë që siguroi pjesëmarrjen në ‘Katar 2022’.

Në ndeshjet e tjera bie në sy fitorja e thellë e Holandës, e cila i shkoi një hap më pranë kualifikimit, si dhe ajo e Turqisë e cila triumfoi vetëm në minutën e 98 ndaj Letonisë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.