Kale largohet nga Tirana: Nuk vjen lojtar tjetër si unë

Elton Kale është larguar nga klubi i Tiranës. Ka qenë vetë lojtari brazilian që nëpërmjet një postimi në Instagram ka zyrtarizuar largimin nga klubi bardheblu pas 2 sezonesh.

Sulmuesi thekson titullin kampion dhe fitoren 5-1 në derbi ndaj Partizanit, ndërsa shton se mund të vijnë lojtarë shumë të mirë te Tirana, por askush nuk do të jetë si ai.

“Provova mos të shkruaja lamtumirë, por qenka e pamundur. Nuk mund të ndryshoj planet e Zotit. Faleminderit president Refik Halili për mundësinë që të luaj me KF Tirana.

Tani ju jeni shumë tifozë të çmendur atje (në kuptimin e mirë), ju jeni të mahnitshëm, faleminderit për emocionet e dhuruara. Unë gjithmonë kam bërë më të mirën time sa herë që kisha veshur fanelën bardheblu, e cila gjithmonë do të mbetet e veçantë për mua.

Ndoshta një tjetër super lojtar do të vijë, por jo si unë. Unë po largohem duke lënë një trofe kampioni me një 5-1 të paharrueshëm. Kështu që unë e kreva punën time. Faleminderit shumë. Elton Cale dhe familja ime”, shprehet Kale.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.