Liga e kampionëve, njihuni me 16 skuadrat që vazhdojnë betejën
Shorti për fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve do të zhvillohet të hënën, më 14 dhjetor, kur kanë mbetur 16 skuadra në garë.
Bayern Munich, Manchester City, Liverpool, Chelsea, Borussia Dortmund, Juventus, PSG, Real Madrid do të jenë në vazon e parë, pasi kanë fituar grupet ku ishin pjesëmarrëse.
Në vazon e dytë do të jenë skuadra, si Porto, Atletico Madrid, Atalanta, Sevilla, Lazio, Barcelona, RB Leipzig dhe Borussia Monchengladbach, si vendet e dyta në grup.
Por cila është procedura e shortit?
Formohen dy vazo. Njëra përbëhet nga tetë fituesit e grupeve dhe tjetra nga tetë vendet e dyta. Fituesit e grupeve, ndeshjen e parë e luajnë si mysafirë, ndërsa atë kthyese në shtëpi. Ndërkaq, nuk lejohet që të përballen me njëri-tjetrin ekipe nga e njëjta ligë.
Sorry, the comment form is closed at this time.