Ja 32 klubet që kaluan në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Evropës
Është mbyllur faza e grupeve në Ligën e Evropës, ku 32 klube e kanë siguruar kalimin në fazën e eliminimit direkt.
Tetë klube vijnë nga Liga e Kampionëve, pasi në këtë garë në grupet e tyre kanë zënë vendin e tretë.
24 ekipe tjera e kanë siguruar vendin në këtë fazë, duke zënë dy vendet e parë në grupet e Ligës së Evropës.
Në këtë garë nuk mungojnë emra të klubeve si Milan, Ajax, Manchester United, Arsenal, Roma, Tottenham, Napoli e PSV.
Shorti do të zhvillohet Zvicër, të hënën më 14 dhjetor. Ndeshjet e para do të luhen të enjten me 18 shkurt, ndërsa ndeshjet e dyta më 25 shkurt.
Ekipet e kualifikuara
AC Milan, Ajax, Antwerp, Arsenal, Benfica, Braga, Club Brugge, Crvena Zvezda, Dinamo Zagreb, Dynamo Kiev, Granada, Hoffenheim, Krasnodar, Leicester City, Leverkusen, Lille, Maccabi Tel-Aviv, Manchester United, Molde, Napoli, Olympiacos, PSV Eindhoven, Rangers, Real Sociedad, Roma, RB Salzburg, Shakhtar Donetsk, Slavia Praga, Tottenham, Villarreal, Wolfsberg, Young Boys.
Sorry, the comment form is closed at this time.