Italia vazhdon të tregojë muskujt, Locateli ndëshkon Zvicrën

Ka startuar sfida Itali-Zvicër e vlefshme për ndeshjen e dytë të Grupit A në Kampionatin Europian. Të kaltrit e nisën vrullshëm turneun duke mundur pastër 3-0 Turqinë në ndeshjen hapëse, teksa përveç rezultatit Italia dhuroi dhe spektakël në fushë.

Të gjithë sytë janë nga italianët pasi forma e tyre e mirë i ka bërë një ndër pretendentët kryesorë të turneut dhe mbrëmjen e sotme nuk mund të zhgënjejnë.

Në minutën e 19 shënon Italia me Chiellinin, por është sistemi VAR që i anullon golin mbrojtësit pas një faulli të shkaktuar.

Por do të vinte minuta e 27′ dhe Locateli shënon për Italinë. Mesfushori finalizoi me sukses një aksion shumë të bukur të të kaltërve, duke devijuar në rrjetë pasimin e bukur të Berardit nga e djathta,

Edhe pas golit italianët nuk i ndalën sulmet në kërkim të golit të dytë që do të sillte një qetësi në radhët e ekipit. Por pavarësisht presionit të vazhdueshëm pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të italianëve.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.