Italia në “Euro2020” fitoi më shumë se Portugalia në “Euro2016”. Ja sa do shpërblehet çdo “azzurr”

Po, është gjithashtu një sukses edhe për arkat e FIGC. Duke fituar “Euro2020”, Italia grumbulloi maksimumin e mundshëm, 28.25 milion €, falë tri fitoreve në fazën e grupeve. Një “rezultat” me të cilin “azzurrët” bëhet skuadra që ka përfituar më shumë financiarisht nga shpërblimet e UEFA-s në historinë e kampionateve europiane: 99.25 milionë euro. Portugalia, kampione e “Euro2016”, kryesonte këtë renditje, me një milion më poshtë (98.2).

Një përqindje e kësaj shume të përfituar do të shkojë për shpërblimet e lojtarëve. Marrëveshja midis “azzurrëve” dhe presidentit Gravina parashikon nga 250.000 € secili për fitimin e titullit kampion (do të kishte qenë 200,000 për vendin e dytë, 150,000 për gjysmëfinalen dhe 80,000 për çerekfinale).

Shpërblimet e UEFA-s – Janë një pasuri e madhe për kampionët, por edhe pjesëmarrësit e tjerë. Duke marrë parasysh faktin që Covid ka djegur një pjesë të xhiros së turneut, që rrjedhimisht ka ndikuar edhe te fondin e çmimeve për 24 finalistët. Tani skuadrat po ndajnë 331 milionë, -11% krahasuar me vlerësimin e pritur prej 371 milionësh. Gjithsesi ende është një rekord.

Në vitin 2016, shuma totale ishte 301 milionë. Herën e parë që u shpërndanë shpërblimet e UEFA-s, më 1996, 16 finalistët përfituan vetëm 55 milionë. Por futbolli ka ndryshuar që nga ajo kohë. Kampioni i “Euro 2016”, Portugalia përfitoi 25.5 milionë euro. Ndërkohë që klubet gjithashtu përfitojnë, përmes “ndarjes së fitimit” të turneut, bazuar në periudhën në të cilën janë angazhuar lojtarët e tyre. Bëhet fjalë për rreth 200 milionë eurove, që do të ndahen midis 624 lojtarëve pjesëmarrës në “Euro 2020”.

Shpërblimet – Në vitin 1982, kampionët spanjollë kishin përfituar vetëm 180 milionë lireta (rreth 90 mijë euro). Në vitin 2006, pas triumfit në Berlin, “Azzurrët” kishte marrë 250,000 € (do të kishte qenë 180,000 për vendin e dytë). Vendi i dytë në “Euro 2012” ishte me vlerë 200,000 €.

Anglia, u kishte premtuar futbollistëve të saj 540 mijë euro për lojtar në rast të fitimit të titullit. Belgjika do të kishte paguar 435 mijë euro, pak më shumë se Gjermania dhe Spanja me nga 400 mijë euro. Franca dhe Portugalia, vinin më pas me 340 mijë euro, pak a shumë e njëjta shumë e premtuar nga Danimarka. Holandezët, 200 mijë euro në rast të një fitore përfundimtare.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.