Italia fiton ‘finalen’ e vogël, mposht 2-1 Belgjikën për vendin e tretë

Italia është skuadra e renditur e treta në ‘Nations League’. Në një sfidë e luajtur në “Allianz Stadium” dhe me dy skuadrat që kishin mungesa të rëndësishme, ishte Italia që arrin të fitojë medaljen për vendin e tretë me suksesin 2-1 ndaj Belgjikës.

Këta të fundit pa Hazard dhe Lukakun dhe me De Bruyne në stol ishin në vështirësi edhe pse tentuan të shënonin, por pjesa e parë u mbyll 0-0.

Me të filluar pjesa e dytë, Nicolo Barella kaloi në avantazh Italinë me një perlë në 46’ dhe në 65’ Berardi dyfishoi me një penallti të fituar nga Chiesa.

Belgjika nis të sulmojë dhe Martinez aktivizon De Bruyne, i cili e rriti nivelin e lojës dhe në 86’ arrijnë të shkurtojnë diferencën në 2-1, por koha nuk mjafton më për të ndryshuar ndeshjen.

Italisë rikthehet te fitorja pas asaj disfate me Spanjën dhe ky sukses i jep edhe një trofe, atë të vendit të tretë në ‘Nations League’.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.