Interi shpërthen ndaj Bolognas, e kthejnë në ‘tabelë qitjeje’

Interi ka regjistruar një fitore të thellë ndaj Bolognas në kuadër të javës së katërt të Serie A. Skuadra e Inzaghit vinte pas një humbje të pamerituar ndaj Real Madrid në Champions League dhe skuadra e Mihajlovic rezultoi ‘viktima’për të shfryrë inatin.

Zikaltërit fituan me rezultatin 6-1, ku serinë e golave e hapi Lautaro Martinez në minutën e 6. Në minutën e 29, Inzaghi do të kryente një zëvendësimin të detyruar pasi Correa do të linte fushën për shkak të një dëmtimi dhe në vendin e tij u inkuadrua Edin Dzeko.

Dyfishimi i rezultatin do të vinte në minutën e 30 me qendërmbrojtësin, Milan Skriniar dhe vetëm 4 minuta më vonë do të shënonte edhe Barella.

3-0 do të ishte rezultati përfundimtar i pjesës së parë dhe e dyta do të niste me të njëjtin ritëm. Vecino do të shënonte golin e 4 në minutën e 54 dhe vëtëm 10 minuta më vonë do të shënonte edhe Edin Dzeko.

Boshnjaku nuk do të mjaftohej, pasi në të 68’ do të shononte edhe golin e dytë personal dhe të gjashtin për skuadrën e tij.

Miqtë do të shënonin golin e nderit në minutën e 86’ me Theate.

Me këtë fitore Interi do të ngjitet momentalisht në vendin e parë me 10 pikë, ndërsa Bologna në vendin e 7 me 7 pikë

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.