Infantino vjen në Tiranë, Rama e pret në zyrë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, sot po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Ai është takuar me drejtuesit e FSHF-së dhe anëtarët e komunitetit të futbollit shqiptar.

Më pas, i shoqëruar nga Armand Duka, Infantino ka shkuar në Kryeministri ku janë pritur nga Edi Rama. Në qendër të bisedës ka qenë mbështetja për sportin.

Vizita në Tiranë e shefit të qeverisë botërore të futbollit përkon me festimet për 90-vjetorin e anëtarësimit të FSHF-së në FIFA.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.