Incidenti me tifozët në ‘Air Albania’, reagon ashpër FIFA: Zero tolerancë

Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi në “Air Albania” me Poloninë ndeshjen e vlefshme për Grupin I të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa rezultati i takimit u vendos në minutën e 77-të.

Swiderski realizon në portën e kuqezinjve, ndërsa në atë moment u hodhën sende të forta në fushë dhe gjyqtari ndërpreu ndeshjen për disa minuta. Ndeshja rifilloi dhe situata u qetësua, por rezultati nuk ndryshoi deri në fund të sfidës.

Së fundmi ka ardhur edhe një përgjigje nga një zëdhënës i FIFA-s, i cili është shprehur se qeveria më e lartë e futbollit dënon çdo formë diskriminimi ose abuzimi.

“FIFA aktualisht është duke analizuar raportet e ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës mbrëmë, në mënyrë që të përcaktojë veprimin më të përshtatshëm.

FIFA dënon me forcë incidentet në Angli kundër Hungarisë dhe Shqipëri kundër Polonisë dhe dëshiron të deklarojë se qëndrimi i saj mbetet i vendosur në refuzimin e çdo forme dhune, si dhe çdo formë diskriminimi ose abuzimi.

FIFA ka një qëndrim shumë të qartë të tolerancës zero kundër sjelljeve të tilla të neveritshme në futboll.”, thuhet në deklaratë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.