Hummels: Djali im brohoriste kur shënova autogol

Gjermania u mposht nga Franca dhe sigurisht Mats Hummels është një prej atyre që e ka përjetuar më keq humbjen e pësuar, pasi shënoi autogolin që u dha tre pikët kampionëve të botës.

Qendërmbrojtësi i Borussia Dortmund ka zbuluar reagimin e djalit të tij, që ende nuk i mbushur 4 vjeç dhe normalisht nuk është se i di rregullat e futbollit.

“Fatmirësisht Ludëig nuk e di ende se çfarë është autogoli. Ai mendon se kur topi shkon në rrjetë është gjithmonë ‘OK’.

Më thanë se ai po brohoriste. Ndoshta duhet t’ia mësoj se çfarë është autogoli”, ka treguar Hummels për gazetën gjermane “Bild”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.