Humbi 4-1 me Watford, shkarkohet trajneri i Manchester United, ja kush e zëvendëson
Pas disfatës 4-1 nga Uatfordi, bordi drejtues vendosi shkarkimin e trajnerit Ole Gunar Solskjaer dhe tashmë mbetet vetëm që firmoset vendimi nga pronari Xhoel Glejzer dhe të zyrtarizohet nga “Djajtë e Kuq”.
Sipas mediave britanike Mançester Junajtit ekipeve si Aston Vila, Totenhem të cilat vendosën të ndryshonin trajner gjatë sezonit.
Solskjaer erdhi në stolin e Man. Junajtetit në vitin 2018 dhe mbylli sezonin në vendin e dytë, luajti në finale të Ligës Evropa, por nuk arriti që të fitojë asnjë trofe.
Zgjidhja e përkohshme do të jetë Daren Fleçer, i cili do të drejtojë ekipin e “Djajve të Kuq” kundër Viljarealit gjatë ditës së martë dhe pastaj do të caktohet trajneri i ri. Emrat e Zidanit, Roxhersit dhe Mançinit janë paraqitur në mediat në Angli në javët e fundit. Fansat reagojnë se përse drejtuesit e klubit nuk e shkarkuan Solskjaerin, dy javë më parë, para pauzës për sfidat eliminatore të Botërorit “Katar 2022”.
Disa ditë më parë Emanuel Petit, ish-lojtar I kombëtares francize tha se Zinedin Zidan po me sonte anglisht çka shtoi shpresat e tifozëve dhe spekulimet e mediave se fituesi i “topit të Artë” do të marrë drejtimin e “Djajve të Kuq” në verën e ardhshme.
Sorry, the comment form is closed at this time.