Humb jetën futbollisti 33-vjeçar, si pasojë e një aksidenti automobilistik
Ish-futbollisti nga Afrika Jugore, Anele Ngcongca ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik këtë të hënë.
Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në një autostradë në Mtunzini, në Afrikën Jugore.
Raportohet se 33 vjeçari ka qenë në makinë edhe me një person tjetër, i cili po merr ndihmën mjekësore si pasojë e plagëve të rënda.
Ngcongca ishte transferuar kohët e fundit nga Mamelodi Sundoëns në atë të Ioan, në AmaZulu si huazim brenda dy skuadrave të Premier Soccer League, kampionati futbollistik në Afrikën e Jugut.
33-vjeçari ka një karrierë të pasur futbollistike, ku sezonin e fundit ka dominuar fushën e kampionateve vendase. Ai ka luajtur në rreth 50 ndeshje të kombëtares afrikane, si dhe ka qenë në formacionin e Kupës Botërore në 2010.
Sorry, the comment form is closed at this time.