Holanda nënshtron Austrinë dhe shumë pranë kualifikimit

Holanda ka mundur të fitojë sot ndaj Austrisë me shifrat 2-0 në Amsterdam, falë golave të Depay me penallti në pjesën e parë dhe të Dumfries në të dytën.

Ndeshja nisi e qetë, deri në minutën e 9, kur Dumfries fitoi një penallti, pas faullit të kapitenit austriak, David Alaba në hyrje të zonës, me VAR që vendosi gjithçka.

Penalltinë e mori përsipër Depay në minutën e 11 dhe ia doli të shënojë.

Pas golit të shënuar Holanda kishte disa raste në pjesën e parë, por pa rezultat.

Në të dytën Holanda vjen më e zbehtë, por Austria nuk arrin të çajë dhe të krijojë raste.

Në minutën e 67 Malen merr një top të befasishëm dhe mësyn drejt zonës.

Ylli i PSV ka mundësinë të godasë vetë, por në fund vendos të pasojë për Dumfries, që tund rrjetën pas devijimit minimal të portierit.

Me këtë fitore Holanda thuajse siguron kualifikimin në fazën e 1/8-ave dhe i mjafton një barazim në ndeshjen e fundit ndaj Maqedonisë së Veriut, për të mos u varur nga të tjerët.

Austria qëndron në kuotën e 3 pikëve.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.