Historike, Shqipëria triumfon me rusin Petrov, medalje ari në Kupën e Botës

Është një triumf historik për gjimnastikën shqiptare! Gjimnasti Matvei Petrov, që përfaqëson Shqipërinë, ka rrëmbyer medaljen e arit në Kupën e Botës në Gjimnastikën Artistike në Osijek të Kroacisë.

Një sukses fantastik ky për Shqipërinë, që mban gjallë shpresën për medaljen e parë në historinë e Shqipërisë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Sportisti rus, i natyralizuar si shqiptar dhe që garon për flamurin kuqezi, arriti të linte pas kazakun Nariman Kurbanov, si dhe Meszarosin në kalin me doreza. Morën pjesën 40 gjimnastë nga e gjithë bota.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.