Hidhet shorti për 1/16 në Ligën e Evropës: Milani përballë Crvena Zvezdës
32 skuadra që janë në garë për Ligën e Europës, tashmë kanë mësuar kundërshtarët.
Njëra nga skuadrat favorite për ta fituar këtë garë është Tottenham Hotspur, ku do të përballet me ekipin austriak ëolfsberg.
Gjiganti anglez Manchester United do të ketë një përballje tejet të vështirë, pasi do të luaj me Real Sociedadin e Adnan Januzajt.
Interesant është edhe dueli mes Benficës dhe Arsenalit, dy skuadra që luajnë rregullisht në garat evropiane.
Milan do të luaj në Ballkan, ku do të përballet me kampionin në fuqi të Serbisë, Crvena Zvezdën.
Skuadra tjetër e madhe italiane, AS Roma do të ketë një kundërshtar shumë të papërshtatshëm, pasi përballet me portugezët e Bragës.
Shorti
Wolfsberg – Tottenham Hotspur
Dynamo Kyiv – Club Brugge
Real Sociedad – Manchester United
Benfica – Arsenal
Crvena Zvezda – AC Milan
AntWerp – Rangers
Slavia Praga – Leicester City
RB Salzburg – Villareal
Braga – Roma
Krasnodar – Dinamo Zagreb
Young Boys Bern – Bayer Leverkusen
Molde – Hoffenheim
Granada – Napoli
Maccabi Tel-Aviv – Shakhtar Donetsk
Lille – Ajax
Olympiacos – PSV Eindhoven
Sorry, the comment form is closed at this time.