Hidhet shorti i Champions League, spikatin PSG-City dhe Barça-Bayern…

Në Stamboll të Turqisë, po mbahet eventi më i rëndësishëm i futbollit. 32 skuadrat më të mira të Europës po mësojnë kundërshtarët e tyre në Ligën e Kampioneve.

Shorti i Ligës së Kampioneve ka vënë përballë “Sheikët e Futbollit”. Manchester City i Pep Guardiola-s do të sfidojë PSG-në e Pochettinos në grupin A.

Një sfidë që premton mjaft spektakël, duke parë afrimet e fundit që janë bërë nga skuadrat, veçanërisht nga francezët. Në këtë ndeshje pritet të kemi edhe një përballje mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, i cili me shumë gjasa do të transferohet tek City.

Shorti u tregua i pamëshirshëm për Interin që sfidon Real Madrid, në grupin D, ndërsa Bayern Munich përballet me armikun e vjetër Barcelonën në grupin E.

Shorti i vështirë dhe për Juventusin, të cilët përballen me kampionët në fuqi të Ligës së Kampioneve Chelsea.

Ndeshjet e para do të luhen më 14/15 shtator, ndeshjet e dyta 28/29 shtator, ndeshjet e treta 19/20 tetor, ndeshjet e katërta 2/3 nëntor, ndeshjet e pesta 23/24 nëntor, ndeshjet e gjashta 7/8 dhjetor.

GRUPI A:
Manchester City
PSG
Leipzig
Club Brugge

GRUPI B:
Atletico Madrid
Liverpool
Porto
Milan

GRUPI C:
Sporting Lisbon
Borussia Dortmund
Ajax
Besiktas

GRUPI D:
Inter
Real Madrid
Shakhtar Donetsk
Sheriff Tiraspol

GRUPI E
Bayern Munich
Barcelona
Benfica
Dinamo Kiev

GRUPI F:
Villareal
Manchester United
Atalanta
Young Boys

GRUPI G:
Lille
Sevilla
Salzburg
Wolfsburg

GRUPI H:
Chelsea
Juventus
Zenit
Malmo

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.