Hainer: Lewandowski është sulmuesi më i mirë në botë

Dyshimet filluan të shfaqeshin në horizont. A po largohet Robert Lewandowski? Edhe pse ka kontratë me Bayern Munich deri në qershor 2023, për sulmuesi polak kishin shfaqur interes disa klube të mëdha evropiane. Manchester City dhe Chelsea , në veçanti, e kishin vendosur Lewandowskin të parin në listën e transferime të tyre për këtë verë.

Golashënuesi më i mirë në Bundesliga sezonin e kaluar (41 gola në 29 paraqitje), 32 vjeçari u përfol se po priste një shenjë nga Real Madrid sipas shtypit spanjoll. Kaq shumë thashetheme që padyshim kanë trazuar ujërat në kampin bavarez. Këtë të mërkurë, gjatë një intervistë të transmetuar nga “Goal” në Gjermani, shefi i madh i klubit gjerman Herbert Hainer u përgjigj troç për të ardhmen e numrit 9-të. “Sipas mendimit tim, Lewandowski është sulmuesi më i mirë në botë,” tha Hainer fillimisht para se të fliste për të ardhmen:“Ne jemi shumë të lumtur që e kemi në ekipin. Ai ka edhe dy vjet kontratë me ne dhe sigurisht që do të luajë për Bayern. (…). Lewandowski do të jetë pjesë e jona edhe për dy sezonet e ardhshme ” , tha Hainer. Një mesazh shumë i qartë, teksa ai siguroi se Bayern nuk është duke kërkuar për një zëvendësues ose një pasardhës.

“Për momentin, ne nuk po kërkojmë një pasardhës, sepse Roberti do të luajë për ne edhe dy vjet, kjo është e sigurt. Atëherë mund të merremi me një pasardhës, ” përfundoi presidenti i bavarezëve. Tashmë gjithçka është vendosur, zërat janë shuar plotësisht. Por, në merkato, nuk duhet të thuash kurrë …

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.