Guardiola vlerëson Tuchel: E bën ‘botën e futbollit’ më të mirë

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, kishte vetëm fjalë të mira për kolegun e tij nga pankina e Chelseat, Thomas Tuchel, në prag të duelit të skuadrave të tyre, i cili sigurisht do të jetë një derbi në Angli dhe që do të jetë përsëritja e finales së Ligës së Kampionëve të vitit të kaluar.

“Tuchel është shumë kreativ dhe është një nga trajnerët e paktë nga i cili po mësoj vazhdimisht. Ai është i mrekullueshëm në çdo aspekt, më pëlqen të shikoj skuadrën e tij dhe ai e bën botën e futbollit më të mirë.
Futbolli do të thotë progres i vazhdueshëm, dhe ka një periudhë kur luan mirë dhe synimi është që të zgjasë sa më gjatë. Ne kemi një duel me kampionët e Evropës përpara, me një ekip të madh.”, u shpreh ai.

Manchester City aktualisht është lider i Premier League me 10 pikë më shumë se Chelsea i vendit të dytë dhe ndeshja në “Etihad” do të luhet të shtunën në orën 13:30.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.