Gjykata e Arbitrazhit Sportiv/ Rusia përjashtohet nga Olimpiada në Tokio dhe Botërori 2022

Rusia përjashtohet nga të gjitha eventet madhore të sportit, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, që e reduktoi në dy vjet dënimin për skandalin e dopingut.

Vendimi e ndalon Rusinë të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Tokio, të cilat do të zhvillohen gjatë vitit të ardhshëm, por edhe në Botërorin 2022 në Katar.

Fillimisht Rusia ishte përjashtuar për 4 vjet nga Agjencia Ndërkombëtare Anti-Doping.

Në vendimin e saj, CAS theksoi se reduktimi i dënimit nuk do të thotë “se mbështeten veprimet e Rusisë”.

Pas këtij vendimi, përjashtimi do të jetë në fuqi deri më 16 dhjetor të vitit 2022. Megjithatë, Rusia do të luajë në finalet e Euro 2020, që u shtynë prej pandemisë.

Agjencia Ruse e Anti-Dopingut është akuzuar pëe manipulim të të dhënave laboratorike të testeve që iu dorëzuan hetuesve, në janar të 2019-s.

Në skandalin e përdorimit të substancave të ndaluara u akuzua edhe qeveria ruse, e cila shihej si sponsorizuese e mashtrimit, me qëllim arritjen e rezultateve të larta sportive.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.