Gjunjëzimi kundra racizmit, Italia merr vendim: Varet nga Belgjika

Gjunjëzimi përpara fillimit të ndeshjeve është kthyer në një çështje në “Euro 2020”. Italia e bëri këtë veprim në takimin ndaj Uellsit.

Emra si Toloi, Emerson Palmieri, Pessina, Bernardeschi dhe Belotti zgjodhën të kryenin veprimin e gjunjëzimit përpara nisjes së sfidës.

Disa lojtarë u gjunjëzuan, duke u solidarizuar në ‘luftën’ ndaj racizmit, që vitet e fundit është kthyer në shqetësim të madh në botën e futbollit.

Kombëtarja e kaltër luan të premten në mbrëmje (2 korrik, 21:00) ndaj Belgjikës, sfidë e vlefshme për çerekfinalet e Euro 2020.

“La Repubblica” shkruan se djemtë e Roberto Mancinit e kanë zgjidhur këtë problem. Nëse lojtarët e Belgjikës do të gjunjëzohen, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me futbollistët e Italisë.

“Nëse do të ketë një kërkesë nga ekipi tjetër, ne do të gjunjëzohemi, si një ndjenjë solidariteti dhe ndjeshmërie ndaj ekipit kundërshtar”, u shpreh kapiteni Giorgio Chiellini.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.