Gjithmonë me babain për të parë Boka Xhuniors, vajza e Maradonës nuk i mban lotët në stadium

Kanë kaluar disa ditë nga ndarja e jetës e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona. Por, nderimet për të ende nuk kishin mbaruar dhe në mbrëmjen e djeshme, Boka Xhuniors dhe Neëells Old Boys (dy skuadra me të cilat Maradona ka luajtur) ishin përballë njëra-tjetrës në stadiumin Bombonera.

E pranishme ishte edhe vajza e legjendës, e cila në momentin që Boka Xhuniors shënoi nuk mundi t’i mbante lotët.

Ajo gjithnjë ka qenë e pranishme në stadium me babain e saj, Maradona, e në këtë rast ishte hera e parë që nuk ishte në shoqërinë e tij dhe në këtë formë u prek nga emocionet e shumta. Sa i përket sfidës, ato që triumfuan ishin Boka Xhuniors me rezultatin 2-0.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.