Gerd Muller/ Duka letër ngushëllimi Federatës Gjermane të Futbollit

Gjermania dhe bota e futbollit janë në zi për Gerd Muller, një nga sulmuesit më mirë të të gjitha kohërave dhe fitues i shumë trofeve me Bajernin e Mynihut dhe Gjermaninë, i cili u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare.

Pas marrjes së lajmit të hidhur, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ka dërguar një telegram ngushëllimi drejtuesve të Federatës Gjermane të Futbollit ku i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e legjendës së futbollit gjerman dhe botëror.

“Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit, do të doja të shpreh hidhërimin tonë për humbjen e Gerd Muller dhe në të njëjtën kohë t’i shpreh ngushëllimet tona të sinqerta, jo vetëm familjes së tij, të dashurve të tij, por edhe komunitetit botëror të futbollit”, shkruan Presidenti Duka në mesazhin e tij drejtuar Federatës Gjermane.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.